Rifillon gjyqi ndaj ushtarit rus për krimet e luftës

Vadim Shishimarin, ushtari i cili u deklarua fajtor për vrasjen e 62-vjeçarit, e pranoi fajin për krimet e luftës në Ukrainë, gjersa të premtën e 20 majit ka rifilluar gjyqin në Gjykatën e Kievit

Ushtari rus Vadim Shishimarin ulet në kutinë e të pandehurit në ditën e dytë të gjyqit të tij me akuzat për krime lufte për vrasjen e një civili, në një gjykatë në Kiev, Ukrainë, më 19 maj.

21-vjeçari rus Vadim Shishimarin është kthyer në gjykatë në Kiev ditën e premtë të 20 majit, ku tashmë po vazhdon dita e tretë e seancave në gjyqin e tij për krimet e luftës.

Vadim Shishimarin u deklarua fajtor për vrasjen e 62-vjeçarit në gjyqin e parë për krime lufte. Ai ka pranuar vrasjen e civilit të paarmatosur në fillim të agresionit rus në Ukrainë.

Në seancën e së premtës pritet fjala përfundimtare e mbrojtjes dhe deklarata e fundit e ushtarit.

Gjyqi i Shishimarin ishte shtyer së pari për të enjten, pasi gjyqtarët kishin thënë se ai nuk është ende gati për një “debat” gjyqësor, raporton CNN.

Grupi i akuzës kishte kërkuar dënim të përjetshëm për ushtarin rus.

Edhe seanca e sotme u shtye për ditën e hënë, edhe pse Vadim Shishimarin u paraqit para gjykatës në Kiev, ku vazhdoi dita e tretë e seancës.

Ushtari “nuk ishte në dijeni të asaj që po ndodhte në Ukrainë”, ka thënë një avokat mbrojtës i cili mbrojti veprimet e Shishimarin.

“Më vjen keq dhe pendohem sinqerisht. Isha nervoz në momentin që ndodhi. Nuk doja ta vrisja. Por ka ndodhur dhe nuk e mohoj”, tha 21 vjeçari gjatë seancës të së premtës.

Shishimarin dhe ushtarë të tjerë rusë “nuk ishin të vetëdijshëm se veprimet që do të pasonin do të rezultonin në vdekje masive, jo vetëm të ushtarakëve, por edhe të civilëve”, ka thënë avokati.

“Shishimarin ishte në një gjendje stresi të shkaktuar nga situata luftarake dhe presioni i komandantit të tij. Analiza e atyre rrethanave më lejon të konkludoj se Shishimarin nuk kishte asnjë qëllim të drejtpërdrejtë për vrasjen,” shtoi avokati.

Ndër të tjera, ushtari rus kishte qëlluar një 62 vjeçar të paarmatosur në kokë, ku sipas prokurorëve ai kishte marrë urdhër për të kryer këtë vrasje.

Ushtari rus pranon fajin në gjyqin e parë për krimet e luftës në Ukrainë

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika