Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore – Prishtinë, ka kryer një operacion policor me qëllim kapjen e dyshuarve të akuzuar për veprat penale ‘Fajde’ dhe ‘Detyrim’.
Ky operacion është zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, e cila ka zbatuar urdhëresën e gjykatës kompetente, të mërkurë, më 4 nëntor.
Gjatë këtij operacioni në dy lokacione të ndryshme në Prishtinë dhe Lipjan janë sekuestruar disa prova materiale të rëndësishme, përfshirë: Një revole, tre telefona celularë, një automjet, 915 euro në para, shënime dhe evidenca të dyshuara për të qenë të lidhura me veprat penale të akuzuara.
Dy të dyshuarit, të cilët janë identifikuar me iniciale L.A. dhe S.A., janë arrestuar gjatë operacionit policor. Pas arrestimit, ata janë nënshtruar procesit të intervistimit nga autoritetet kompetente.
Në rezultat të këtij procesi, me aktvendim të prokurorit kompetent, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për një periudhë prej 48 orësh për të vazhduar hetimet dhe hetuesin e rastit.