Policia e Kosovës ka njoftuar se një aksident trafiku ka ndodhur sot(e premte) në rrugën Gjakovë – Prishtinë, në të cilin janë përfshirë një automjet zyrtar i Prokurorisë dhe një veturë tjetër.
Nga ky aksident dyshohet se kanë mbetur të lënduar tre prokurorë, dhe shoferi i veturës tjetër.
Për PortaliD, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.
Gjurkaj ka thënë se aksidenti ka ndodhur në fshatin Qerim, rreth orës 08:00.
Sipas tij, nga informacionet e para, dy automjete janë aksidentuar në përballëkalim, ku janë lënduar katër persona.
Të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.
Policia ka njoftuar se ndodhet në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet rreth rastit.