Është arrestuar një grua në Ferizaj. Ajo dyshohet se në tetor të vitit 2021 ka dhunuar një vajzë të mitur.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, thuhet se e dyshuara pas arrestimit është liruar, “derisa të kryhen ekzaminimet mjekësore të viktimës”.
Në raport theksohet se viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor.
Ndërkaq, rasti vazhdon të hetohet.
“Më datë 04.10.2023 është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se e njëjta ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës së mitur femër kosovare. Në konsultim me prokurorin, viktima është dërguar për ekzaminim mjekësore, ndërsa e dyshuara pas intervistimit është liruar derisa të kryhen ekzaminimet mjekësore të viktimës. Rasti është në proces hetimor”, thuhet në raportin e policisë.