Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën ka arrestuar një të dyshuar për sulm ndaj personit zyrtar në Prizren.
Ai dyshohet se ka kërcënuar policët të cilët e kishin ndaluar për një kundërvajtje në trafik duke u thënë “do ta paguani me jetë”.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me vendim të të cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Rasti në raportin e policisë është cilësuar si “sulm ndaj personit zyrtar”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që është ndaluar për kundërvajtje në trafik, nuk ka zbatuar urdhëratë policor e më pas i ka kanosur zyrtarët policorë të cilët ishin në kryerje të detyrës zyrtare, duke iu thënë: “do ta paguani me jetë”. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.