Kuvendi i Shqipërisë gjatë ditës së sotme do të mbajë seancë plenare, por që pritet të ketë debate të forta në mes të partisë në pushtet dhe atyre të opozitës.
Dy kërkesat e opozitës për ngritjen e Komisioneve Hetimore pritet të ngjallin diskutim, pasi socialistët duan t’i rrëzojnë ato në seancën plenare në Kuvendin shqiptar.
Bëhet fjalë një komision hetimor për të hetuar koncesionet në sektorin e shëndetësisë dhe një komision të dytë për të hetuar nëse sistemi TIMS, me pretendimin se është prekur nga persona të paautorizuar dhe të dhënat personale janë shpërndarë në mënyrë abuzive.
Të dyja këto komisione, PS-ja më herët i ka quajtur të papranueshme, me argumentin se ka një objekt të gjerë hetimi dhe se janë çështje që drejtësia po i heton, raporton ABC News.
Gazetarja e ABC News, Esiona Konomi, raporton se në këtë kontekst, PS-ja ka parashikuar një votë kundër sot në Kuvend, çka për Gazment Bardhin do të ishte një refuzim i papranueshëm.
Ai ka thënë se nëse votohet kundër, do ketë një kundërpërgjigje të fortë nga ana e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, që drejtohet prej tij.