Ndërron jetë njëri nga dëshmitarët, Gjykata në Hagë lejon tre familjarë të dëshmojnë kundër Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë, më katër tetor, e ka miratuar kërkesën për të lejuar tre anëtarë të ngushtë të familjes së njërës prej viktimave, që ka ndërruar jetë së fundmi, të marrin pjesë si viktima në proces gjyqësor

Gjykata Speciale në Hagë, më katër tetor, e ka miratuar kërkesën për të lejuar tre anëtarë të ngushtë të familjes së njërës prej viktimave, që ka ndërruar jetë së fundmi, të marrin pjesë si viktima pjesëmarrëse në proces gjyqësor.

Mbrojtësi i viktimave parashtron se tre të afërmit e ngushtë të V252/06 duhet të lejohen të marrin pjesë si viktima në procedurat aktuale në emër të V252/06.5.

“Më 8 shtator 2023, avokati i viktimave njoftoi Panelin për vdekjen e V252/06 dhe paraqiti një kërkesë për të lejuar tre nga të afërmit e ngushtë të V252/06 të merrnin pjesë si viktima në procedurat në vend të V252/06 (“Kërkesë”)”, thuhet në njoftim.

Avokati i viktimave pohon se ai ka të drejtë të paraqesë kërkesën aktuale, duke qenë se ai ishte caktuar më parë për të përfaqësuar V252/06.

Mbrojtësi i viktimave pohon se në përputhje me jurisprudencën e Dhomave të Specializuara, të afërmit lejohen të vazhdojnë një veprim të nisur nga një viktimë e cila më pas vdes.

Ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit rëndojnë akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ata gjenden në paraburgim në Hagë dhe janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që rëndojnë ndaj tyre.

Sipas aktakuzës fillestare, Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi dyshohen për veprat penale që kanë të bëjnë me krime lufte: ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit: burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje, të cilat, sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit 1999.

Krimet pretendohet se janë kryer në disa lokacione të Kosovës dhe në veri të Shqipërisë.

Shija e redaktorit

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Novosellës: Rexhep Boja na kujton rilindësit tanë, të cilët i...

Ish i burgosuri politik Selatin Novosella në fjalën e tij në Konferencën shkencore për nderë të figurës së ish-myftiut të Kosovës, Rexhep Bija ka...

Jahjaga: Boja ishte meritor për farkëtimin e idesë së Kosovës...

Ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se ish ambasadori Rexhep Boja ishte udhëheqës i suksesshëm dhe themelues i raporteve ndërshtetërore mes Kosovës...

Të fundit nga rubrika