Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, nga Kuvendi i Shqipërisë iu përgjigj akuzave të ish-kryeministrit, Sali Berisha, për çështjen e Kosovës.
Spiropali në fjalën e saj theksoi se nuk ka aleate dhe avokate më të madhe se Shqipëria për Kosovën.
Për të, kjo është treguar nga ulësja e Këshillit të Sigurimit deri te takimet informale.
Spiropali u shpreh se nuk ka retorikë më të rrezikshme se ajo e Berishës, “që flet për armiq e përçarje”.
Ndërkaq, Berisha u shpreh se deklarata e Ramës se “Veriu i Kosovës është një tokë e askujt, është antishqiptare”.
Nga ana tjetër, Spiropali kishte edhe një përgjigje për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, të cilit i kërkoi që të “zgjidhë hallet brenda familjes pasi po ndikojnë në çështjet politike të brendshme por dhe përtej kufirit”.
“Lulzim Bashës i erdhi goja në Kuvend. Zgjidhni hallet e shtëpisë e më pas merruni me çështjen e Kosovës. Problemet që keni po ndikojnë thellësisht në çështjet tona në reformën zgjedhore”.