Krasniqi-Kurtit: Ti je shembulli më i keq i opozitarit që e ka pasur Kosova ndonjëherë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka cilësuar kryeministrin, Albin Kurti si shembullin më negativ të një opozitari në historinë e Kosovës

Memli Krasniqi, Kreu i PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shembulli më i keq i opozitarit që e ka pasur Kosova ndonjëherë.

Krasniqi i ka thënë kryeministrit Kurti që Kosova sot është në sanksione nga SHBA-ja dhe BE-ja, pikërisht, për shkak të veprimeve të tij.

“Ti je shembulli më i keq i opozitarit që e ka pasur Kosova ndonjëherë dhe sa për që ti i ke mbështetur marrëveshjet, ti as Marrëveshjen për Stabilizim Asociim, më të rëndësishmen për Kosovën nuk e ke mbështetë”, ka thënë Krasniqi.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku Lëvizja Vetëvendosje kundërshtoi vendosjen në rend të ditës të Rezolutës së propozuar nga PDK-ja për fuqizimin e Policisë së Kosovës, Krasniqi tha se qasja e kryeministrit Kurti dhe e VV-së nuk ka qenë kurrë konstruktive.

“Ju vini të kërkoni sot këtu konstruktivitet nga opozita, kur qasja juaj mund të jetë gjithçka, vetëm konstruktive s’ka qenë që nga dita që e keni marrë detyrën e kryeministrit, jo vetëm në raport me përfaqësuesit e qytetarëve që janë nga parti. Ti je shembulli më i keq i opozitarit që e ka pasur Kosova ndonjëherë”, ka shtuar ai.

Krasniqi theksoi se Kosova sot është e sanksionuar dhe e përjashtuar prej programeve të ndryshme ndihmuese të BE-së për shkak të qasjes dhe të veprimeve të kryeministrit Kurti.

“I kemi gati 500 milionë euro që i kemi votu ne deri tash këtu si opozitë bashkë me shumicën në çdo marrëveshje ndërkombëtare. Çka po ndodh me to? As me i implementu nuk keni fillu, gjysmën prej tyre. Nuk je ti duke u brengosë bash as për punëtorin, as për asnjë kategori në Kosovë. E dëshmuat para pak minutash, gojën plot për policinë, nuk jeni në gjendje me miratu as një Rezolutë, e cila juve ju obligon pastaj me i bë tri veprime për shtesat e rrezikshmërisë, pensionin e parakohshëm si dhe sigurimet shëndetësore”, ka thënë kreu i PDK-së.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika