Gjatë ditës së enjte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka lansuar fushatën për liberalizmin e vizave në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë.
E kjo fushatë e Qeverisë është kritikuar nga deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila ka thënë se partinë në pushtet “na ka lënë shtatë vjet pa liberalizim të vizave, sot kanë fytyrë me dalë me bë fushatë për liberalizim”.