PDK: I votojmë marrëveshjet ndërkombëtare nëse caktohet data e zgjedhjeve

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK, Abelard Tahiri, kërkon që Lëvizja Vetëvendosje të ulet në tavolinë për të diskutuar datën e zgjedhjeve të parakohshme si kusht për të votuar marrëveshjet ndërkombëtare

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka vënë kushte për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Abelard Tahiri, ka thënë se PDK është e gatshme t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare nëse Lëvizja Vetëvendosje ulet me ta në tavolinë për të diskutuar për datën e zgjedhjeve të parakohshme.

“Në momentin që jeni të gatshëm që të ulemi ta diskutojmë darën e zgjedhjeje edhe ne do të jemi të gatshëm të ulemi dhe të diskutojmë për mbështetjen e marrëveshjeve ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Tahiri e kritikoi pushtetin edhe për mosvotimin e rezolutës së tyre në lidhje me kërkesën për kushte më të mira për Policinë e Kosovës.

“Meqenëse s’u votu rezoluta për policinë në tri pika të rëndësishme, si PDK refuzojmë të marrin pjesë në punimet e seancës. Konsiderojmë së nuk ka gjë më të rëndësishme se të jemi bashkë në mbështetje të Policisë… Ju kujtojmë edhe rezolutën që e kemi votu javën e kaluar që jemi zotuar në mbështetje të plotë në institucionet ligjzbatuese, nuk ka kurrfarë vlere kur vjen punë atë angazhimi darët në mbështetje të policisë”, ka thënë ai.

Në mungesë kuorumi ka përfunduar seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika