Dosja Vukotiq – Tjetër aktakuzë për kriminelin që terrorizoi Vushtrrinë

Me pesë aktakuza kundër tij, një prej të cilave tashmë është shndërruar në dënim të formës së prerë, Zoran Vukotiq, është një prej serbëve me më së shumti aktakuza të ngritura për krime lufte. Një e tillë iu ngrit edhe të mërkurën, për një dhunim seksual gjatë luftës së fundit në Kosovë. Shumicwn e krimeve, Vukotiq i kreu në rajonin e Vushtrrisë

Ndër krimet më të rënda të luftës, konsiderohet të jetë dhunimi seksual.

Mijëra raste të tilla, ndodhën në luftën e vitit 1998 – 1999 në Kosovë.

Të paktën për një prej tyre, autor është Zoran Vukotiq, i cili është dënuar me 13 vjet burgim, në prill të këtij nga gjykata e Apelit.

Në këtë rast, ka dëshmuar edhe një viktimë, e cila kishte rrëfyer tmerrin përjetuar.

Kështu, Vukotiq është bërë personi i parë i dënuar për dhunim seksual gjatë luftës, nga një gjykatë në Kosovë.

Ky rast, mbase i motivoi viktimat e tjera, që për të bëmat e Vukotiqit të kërkojnë drejtësi.

Prandaj, të mërkurën, Prokuroria Speciale njoftoi se ka ngritur edhe një aktakuzë të re për dhunim seksual kundër Zoran Vukotiq.

Edhe në këtë gjykim, pritet të dëshmoj një viktimë tjetër.

Përveç këtyre dy rasteve të dhunimeve seksuale, Vukotiq ka edhe disa raste të tjera për të cilat i është ngritur aktakuza.

“Aktakuza e parë kundër tij është ngritur në vitin 2017 nga një prokuror i EULEX-it dhe një prokuror vendor… Kundër tij janë katër raste aktive të cilat pritet të gjykohen”, ka  deklaruar Amer Alija.

Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare, tregon se gjatë luftës, Vukotiq ishte pjesë e policisë së Serbisë.

“Ai gjatë luftës është uniformuar si polic i Serbisë dhe qytetarët të cilët kanë jetuar para luftës dhe gjatë luftës në Vushtrri, e kanë identifikuar apo e kanë njohur mjaft mirë Vukotiqin, për arsye se ai ka punuar në Gjykatë Komunale”, ka thënë ai.

Vukotiq ishte arrestuar në Mal të Zi, prej nga ishte ekstraduar në Kosovë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika