Kurti merr meritat për liberalizimin e vizave

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fushatës informuese për liberalizimin e vizave.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shpallur liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës si një sukses të punës intensive të Qeverisë së tij në dy vjetët e fundit.

Në platformën X, kryeministri Kurti ka thënë se veçanërisht pas dy viteve të punës intensive dhe pritjes së gjatë, liberalizimi i vizave do të hyjë në fuqi më datën 1 janar.

Për të përgatitur qytetarët për këtë ndryshim të madh, ai ka njoftuar edhe se Qeveria ka nisur një fushatë informuese në lidhje me rregullat e udhëtimit pa viza.

“Pas një pritje të gjatë dhe shumë punë të vështirë, përgjatë veçanërisht të 2 viteve të fundit, liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës po vjen më në 1 janar. Sot, së bashku me partnerët tanë, filluam një fushatë informuese mbi rregullat e udhëtimit pa viza, për t’i përgatitur qytetarët tanë për atë që është në horizont”, ka shkruar Kurti në platformën X.

Me liberalizimin e vizave, qytetarët e Kosovës do të kenë mundësinë të udhëtojnë në shumë vende të BE-së pa nevojën e një vize të veçantë.

“VV-ja na ka lënë 7 vjet pa liberalizim të vizave”

Gjatë ditës së enjte kryeministri Kurti, ka lansuar fushatën për liberalizmin e vizave në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë.

E kjo fushatë e Qeverisë është kritikuar nga deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila ka thënë se partinë në pushtet “na ka lënë shtatë vjet pa liberalizim të vizave, sot kanë fytyrë me dalë me bë fushatë për liberalizim”.

Ndërkaq, më 18 prill, Parlamenti Evropian (PE) miratoi vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Rregullat e reja mbi heqjen e regjimit të vizave për Kosovën do t’i lejojnë qytetarët të udhëtojnë në BE pa viza për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh në çdo periudhë 180 ditore.

Kosova, aktualisht, është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e të cilit nuk mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika