Gërvalla nga Tirana kundërshton Ramën; Kërkon sanksione ndaj Serbisë

Donika Gërvalla, kryediplomatja e Kosovës, kundërshtoi qëndrimet e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, lidhur me Kosovën. Ajo theksoi nevojën për një bashkërendim më të mirë mes Prishtinës dhe Tiranës dhe kritikoi propozimin e Rama për një konferencë paqeje për Kosovën. Ajo gjithashtu u shpreh kundër cilësimit të veriut të Kosovës si "tokë e askujt" dhe theksoi sovranitetin e Kosovës. Gërvalla gjithashtu kërkon që nga bashkësia ndërkombëtare të marrë masa ndaj Serbisë në lidhje me sulmin terrorist në Banjskë

Nga Tirana kryediplomatja kosovare, Donika Gërvall, ka kundërshtuar qëndrimet e kryeministrit shqiptar, Edi Rama , në lidhje me Kosovën.

Kështu Gërvalla u deklarua pas takimit të ministrat e punëve të jashtme të BE-së bashkë me ata të Ballkanit perëndimor në kuadër të procesit të Berlinit.

Ajo ka theksuar se duhet një bashkërendim më i mirë i veprimeve në mes të Prishtinës dhe Tiranës, duke u shprehur kundër një konference paqeje për Kosovë, e cila u propozua si ide nga Rama.

“Nuk ka nevojë për konferenca paqeje, janë zhvilluar gjatë luftërave në Ballkan dhe atëherë e kemi parë që nuk kanë sjellë asnjë rezultat. Nuk ka nevojë për konferenca të tilla ndërkombëtare. Kosova nuk është objekt, Kosova është subjekt. Për objekte që organizohen çështje për të zgjidhur çështjen, ndërsa Kosova ka subjektivitetin e saj. Si subjekt i barabartë i bashkësisë ndërkombëtare Kosova merr pjesë në të gjitha bisedimet multilaterale. Bëj thirrje që në vend të deklarimeve të pamatura që më shumë hapin probleme se sa që zgjidhin, duhej një koordinim dhe një bashkërendim dhe një bisedë më e sinqertë mes autoriteteve tona, në mënyrë që idetë t’i shërbejnë më shumë zgjidhjes së situatës se sa prodhimit të lajmeve”, ka thënë Gërvalla.

Ndërkaq në lidhje me cilësimin e Ramës për veriun e Kosovës, si “tokë e askujt”, Gërvalla ka bërë thirrje deklarata më të matura në lidhje me Kosovën.

“Veriu është pjesë e Kosovës, e një shteti sovran dhe të pavarur dhe Kosova si e tillë është pjesë e bashkësisë ndërkombëtare. Sovraniteti i Kosovës nuk duhet të diskutohet nga askush. Nganjëherë ka deklarata që të bëjnë të habitesh shumë. Nuk do doja të komentoja kryeministrin e Shqipërisë dhe të ndikojë në thellimin e keqkuptimeve, përveç një arsye sepse Kosova nuk ka asnjë shtet më afër sesa Shqipëria dhe bashkëpunimi është i jashtëzakonshëm. Pavarësisht deklaratave publike, ministritë tona, bizneset tona qytetarët tanë bashkëpunojnë në një rrafsh të jashtëzakonshëm si kurrë më parë, prandaj të gjithë së bashku do të duhej të flisnim më pak dhe të shihni si mund t’i ndihmojmë situatës më shumë”, ka thënë Gërvalla.

Ndërsa sa i përket sulmit terrorist në Banjskë, Gëvalla ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare masa ndaj Serbisë.

“Gjermania është një nga mbështetësit kryesorë të Kosovës. ShBA-të, Mbretëria e Bashkuar, shumë shtete të BE-së janë të shqetësuara për ngjarjet në Kosovë, sulmin në Veri, i cili po të mos ishte ndalur, sot do të kishim territor të pushtuar dhe biseda të tjera. Është e rëndësishme të kuptohet mesazhi dhe të merren të gjitha masat që një gjë e tillë të mos përsëritet as në Kosovë dhe as vendet e tjera që kanë probleme me Serbinë, e cila sillet si një mini Rusi e vogël dhe mendon se ato vende nuk kanë të drejtat e tyre”, ka potencuar Gërvalla.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika