Lajçaku paralajmëron heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

"Ajo çfarë ka ndodhur me 24 shtator është e tmerrshme...Nëse e shkijmë më gjerësisht konfirmon se ose kemi Dialogun dhe normalizimin ose kemi eskalimin dhe dhunës, është njëra ose tjera"

Përfaqësuesi special I BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, në forumin 2BS që po mbahet në Budva ka përmendur heqjen e masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës pas sulmit terrorist në Banjskë, më 24 shtator.

Lajçak, ka thënë se sulmi i 24 shtatorit ishte i tmerrshëm dhe nuk ishte i rastësishëm dhe kjo duhet të hetohet.

“Ajo çfarë ka ndodhur me 24 shtator është e tmerrshme…Nëse e shkijmë më gjerësisht konfirmon se ose kemi Dialogun dhe normalizimin ose kemi eskalimin dhe dhunës, është njëra ose tjera. Dhe kështu sa ma shpejt që i kthemi dialogut aq më mirë. Fakti është se shumë gjëra kanë ndryshuar dhe do të ketë ndikim në vazhdimin e dialogut në shumë aspekte por ka një gjë që nuk ka ndryshuar, nuk do të ndryshojë është se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi”, ka thënë Lajçak.

Lajçak më tej ka thënë se në rrethanat që gjendet Kosova, nuk është mirë të jetë nën masat e BE-së.

“Në rrethanat aktuale nuk duket mirë që Kosova është nën masa negative të BE-së dhe kjo çështje duhet adresuar. Kjo është njëra mundësi që unë personalisht do ta mbështes”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika