Çeku i drejtohet me letër Dioqezës Rashkë-Prizren për restaurimin e Manastirit të Banjskës

"Zotimin e dhënë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës të datës 27 shtator 2023 për sanimin e dëmeve në Manastirin e Banjskës në Zveçan, të shkaktuara nga sulmi terrorist i datës 24 shtator, po e konkretizojmë më shkresën zyrtare drejtuar Dioqezës Rashkë - Prizren"

Manastiri i Deçanit

Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, i është drejtuar me letër autoreve të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë për bashkërendim e veprimeve për restaurimin e dëmeve në Manastirin e Banjskës, në Zveçan, ku mbeti një polic i vrarë.

Çeku ka thënë se zotimin e dhënë në mbledhjen e Qeverisë më 27 shtator për sanimin e dëmeve po e konkretizojnë me shkrese zyrtare.

“Zotimin e dhënë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës të datës 27 shtator 2023 për sanimin e dëmeve në Manastirin e Banjskës në Zveçan, të shkaktuara nga sulmi terrorist i datës 24 shtator, po e konkretizojmë më shkresën zyrtare drejtuar Dioqezës Rashkë – Prizren. Konform detyrimeve, autorizimeve kushtetuese dhe ligjore ftojmë autoritetet e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë për bashkërendim të veprimeve deri në ndërhyrjet e nevojshme restauruese për sanimin e dëmeve në këtë aset të trashëgimisë kulturore”, ka shkruar Çeku.

 

 

 

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Nebi Qena merr rol udhëheqës në Associated Press

Gazetari i njohur Nebi Qena është emëruar zëvendësdrejtor për video në agjencinë botërore të lajmeve Associated Press në SHBA. Në një letër për stafin, drejtori...

Të fundit nga rubrika