Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për gjetjen e personit të zhdukur, Jeton Markaj nga Gllaviciqa e Pejës.
Markaj është 43 vjeçar.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës janë:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë);
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë;
– E-mail adresa: [email protected].