Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përkrahur protestën e organizatave të studentëve shqiptarë në Evropë, kundër sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovëa, më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.
“Në mbështetje të protestës së organizatave të studentëve shqiptarë në Evropë, e planifikuar të mbahet nesër në Bruksel, kundër sulmeve terroriste në veri të vendit”, ka shkruar Hradinaj.
Haradinaj ka thënë se angazhimi i të rinjve shqiptarë për të promovuar të ardhmen paqësore dëshmon lidhjen që ata kanë me Kosovën.
“Angazhimi i të rinjve shqiptarë por edhe i tërë diasporës sonë në promovimin e një të ardhme paqësore dhe prosperuese për të gjithë, dëshmon lidhjen që kanë ata me atdheun”, ka shkruar kreu i AAK-së.