Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike dhe ka ndarë 3 milionë euro shtesë për Projektin “Rehabilitimi i Rrugëve Rajonale”.
Në këtë mbledhje elektronike, Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për të kërkuar nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhënien e autorizimit për Marrëveshjen e Kredisë.
“Miratuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit, Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) Sh.A. dhe KfW, Frankfurt am Main, për Projektin “Programi i Energjisë Solare I (Solar4Kosovo I) – Fotovoltaike””, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.