Takimi i akademikëve në Prishtinë, pjesmarrës nga Shqipëria dhe Kosova

Bashkëpunimi ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë është shqyrtuar në takimin e akademikëve të të dyja vendeve në Kosovë. Sipas tyre, marrëdhëniet mes dy vendeve janë dëmtuar nga Ballkani i Hapur

Akademitë e shkencave të Kosovës e Shqipërisë kanë shqyrtuar bashkëpunimin ekonomik mes të dyja vendeve.

Sipas akademikëve, marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë janë dëmtuar nga Ballkani i Hapur.

“Nismat si Ballkani i Hapur, pavarësisht se janë nisma ekonomike ose politike-ekonomike, ato kanë qenë thellësisht politike dhe kanë dëmtuar thellësisht marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri. Konsiderohet i nevojshëm thellimi i bashkëpunimit në të gjitha fushat, pa marrë parasysh zhvillimet e tendencat e caktuara politike”, ka thënë Mehmet Kraja, kryetar i Akademisë së Shkencave në Kosovë.

“Në gjithë këtë proces ne duhet të udhëhiqemi nga alternativat, masat dhe vendimet që favorizojnë në tërësi rritjen e nivelit të standardeve ekonomike në të dyja vendet në dobi të popullit dhe popullatës”, ka thënë Skënder Gjinushi, kryetar i Akademisë së Shkencave në Shqipëri.

Përtej Kosovës dhe Shqipërisë në rrafshin ekonomik ku u potencua se marrëveshjet mes të dyja vendeve i ndihmojnë këtij aspekti edhe në nivel rajonal, Ministri i Arsimit i Maqedonisë së Veriut, u shpreh se edhe vendi i tij ka përparim në fushën e ekonomisë për shkak të bashkëpunimit me të dyja vendet.

“Qeveria e Maqedonisë së Veriut me Qeverisë e Kosovës kanë nënshkruar 11 marrëveshje që kanë qëllim infrastrukturën dhe bashkëpunimin ekonomik. Po ashtu, edhe me Shqipërinë jo më larg se para disa muajsh kemi nënshkruar marrëveshje që kanë për qëllim bashkëpunimin në fushën e energjetikës dhe ekonomisë”, ka thënë Jeton Shaqiri-Ministër i Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut.

Akademia e Shkencave të Kosovës do jetë nikoqir i punimeve të konferencës shkencore ndërkombëtare “Sfidat dhe Perspektiva e Bashkëpunimit Ekonomik Kosovë-Shqipëri dhe Rajon” në datat gjashtë dhe shtatë tetor. /Top Channel

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika