Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar se përforcimet nga ky shtet për misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, kanë arritur dje në Kosovë.
Lexo dhe: 200 trupa britanike mbërrijnë në Kosovë
Sipas një njoftimi, ushtarët e parë britanikë të një dislokimi prej 200 trupash arritën në Kosovë për t’u përforcuar misionin e KFOR-it.
Të premten zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Gjermanisë, Mitko Mueller ka njoftuar se edhe ky shtet do të dërgojë më shumë ushtarë në Kosovë si pjesë e forcës paqeruajtëse të udhëhequr nga NATO, KFOR.
“Mund të konfirmoj se qeveria federale (gjermane) ka vendosur të zgjerojë angazhimin e saj ushtarak në KFOR që nga prilli i vitit 2024, pavarësisht nga ngjarjet e fundit në Kosovë”, ka thënë Mueller në një konferencë rutinë për shtyp në Berlin.
Përndryshe, Turqia do ta marrë udhëheqjen e KFOR-it në mandatin e ardhshëm dhe Angelo Michele Ristuccia do të zëvendësohet nga gjenerali turk, Ozkan Ulutash. Të martën e ardhshme është planifikuar dorëzimi i detyrave nga komandanti aktual i KFOR-it. /KP