10 nxënës janë helmuar nga ushqimi që kanë ngrënë në një lokal në Mitrovicën Jugore.
Të njëjtit kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Mitrovicës.
Nxënësit pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar, ndërsa lokali është mbyllur nga inspektorët komunal.
“Mitrovicë Jugu 06.10.2023-19:10. Raportohet se 10 nxënës kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Mitrovicës pasi që, janë helmuar nga ushqimi që kanë ngrënë në një lokal. Të njëjtit pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar, ndërsa lokali është mbyllur nga inspektorët komunal”, thuhet në raportin e Policisë.