SHBA-ja dhe Britania dhurojnë 530 milionë dollarë ndihmë për Ukrainën

Ukraina ka pranuar 530 milionë dollarë grante nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania nga fondi i krijuar në Bankën Botërore, ku mund të bëhen donacione për Qeverinë e Kievit, pas nisjes së agresionnit rus në Ukrainë,

Ukraina ka pranuar 530 milionë dollarë grante nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania nga fondi i krijuar në Bankën Botërore, ku mund të bëhen donacione për Qeverinë e Kievit, pas nisjes së agresionnit rus në Ukrainë, raporton “evropaelirë”.

SHBA-ja ka dhuruar afër 500 milionë dollarë dhe Britania 24 milionë të tjera, të cilat kanë arritur në Ukrainë, bëri të ditur Ministria ukrainase e Financave.

Ilustrim

“Këto fonde do të drejtohen për shpenzimet urgjente sociale, humanitare dhe shëndetësore. Por, po ashtu për të mbështetur qytetarët e zhvendosur brenda vendit”, është thënë në njoftim.

Senati amerikan ka miratuar pothuajse 40 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën të enjten, ndërkaq grupi i shtatë vendeve më të industrializuara (G7) është pajtuar që t’i ofrojë Ukrainës mbi 18 miliardë dollarë fonde.

SHBA-ja, Britania dhe shtetet e tjera, përveç ndihmës financiare, i kanë ofruar Ukrainës edhe ndihmë ushtarake për t’iu kundërpërgjigjur pushtimit që Rusia nisi më 24 shkurt.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika