Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se Izraeli nuk mund të sfidohet nga asnjë grup terroristë i sponsorizuar nga kundërshtarët e demokracisë.
Kështu ka shkruar Tahiri në “X”, pas sulmeve të grupit islamist palestinez Hamsa ndaj Izraelit. Numri i izraelitëve të vrarë deri më tani thuhet se ka shkuar në 100.
“Izraeli nuk mund të sfidohet apo mposhtet nga asnjë grup terrorist i sponsorizuar nga kundërshtarët e demokracive dhe kombeve të lira. Sot, ka shumë të tillë në të gjitha kontinentet! Në këto momente të vështira, Kosova dhe qytetarët e saj qëndrojnë fuqishëm në mbështetje të Izraelit, kundër terroristëve të Hamasit”, ka shkruar Tahiri.
#Israel cannot be challenged or defeated by any terrorist group sponsored by opponents of democracies and free nations. Today, there are many such on all continents! In these difficult moments, 🇽🇰 and its citizens stand strongly in support of 🇮🇱, against the terrorists of Hamas.
— Besnik Tahiri (@besnik_tahiri) October 7, 2023