Rrjetet sociale “vlojnë” nga lajmet e rreme serbe

Rrjetet sociale po shfrytëzohen mjaftë shumë nga profile në gjuhën serbe për të shpërndarë informacione të rreme rreth sulmit terrorist kundër Kosovës. Aty po proklamohet kinse ngjarjen në Banjskë e ka krijuar shteti i Kosovës. Gjithsesi, sipas ekspertëve të fushës në këtë rast Kosova ia ka dalë që e vërteta të marrë hov edhe ndërkombëtar

Rrjetet sociale “vlojnë” nga lajmet e rreme serbe (Ilustrim nga Igor Vujcic/BalkanInsight)

“Pas një serie të gjatë terrori kundër serbëve në Kosovë, serbët po e mbrojnë vetën”

“Vuqici shpallë pushtimin”

“Policia e Serbisë arreston forcat speciale të shtetit të rrem të Kosovës”

Krejt kjo përmbajtje është shpërndarë lirshëm në rrjete sociale duke e shtrembëruar totalisht ngjarjen e sulmit terrorist serb kundër Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Ato janë faqe dhe persona që videot i publikojnë kryesisht në gjuhën serbe.

Por në rastin e Banjskës audiencës së tyre u janë drejtuar edhe në gjuhën angleze.

E, pikërisht këtë dukuri e kanë vërejtur edhe ata që merren me verifikimin e lajmeve të publikuara.

Ky narracion tashmë është bërë i zakonshëm sipas platformës “Hibrid”, që është projekt për luftimin e dezinformimit.

“Për ngjarjet në veri ka pas shumë dezinformata dhe lajme të rreme prej anës së tyre saqë janë mundu me ndryshu të gjithë ngjarjen, duke i paraqitur edhe shqiptarët si terrorist e pikërisht këto narrativa janë të zakonshme në Serbi të cilat i trajtomë edhe në baza ditore”, ka thënë Bardh Dema.

Në ndërkohë, profesori i komunikimit po thotë se në këtë rast, institucionet e vendit e kanë çuar mesazhin e duhur tek audienca ndërkombëtare.

Njëra ndër rastet që përmend Alban Zeneli është shpërndarja e pamjeve në mediume ndërkombëtare ku shihen terroristët serbë duke ikur maleve.

“Institucionet tona kanë ofru fakte, dëshmi nga vendi i ngjarjes dhe kjo normalisht ka qenë shembull I mirë i përdorimit të medias dhe shpejtësisë së publikimit nga ana e institucioneve si dy nga komponentët për me ndërtu një narrativë për ngjarjen që ka ndodhë në Banjskë”, ka thënë Zeneli.

Pos në rrjete sociale, tendencë për të ndryshuar narrativen e ngjarjes kanë pasur edhe institucionalistët serb.

Ivica Daçiq, ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë kishte thënë që video ku shihet Milan Radojciq në Banjskë është e vjetër dhe e xhiruar dimrit.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika