Von Cramon: Është përgatitur një paketë masash ndaj Serbisë, pritet të miratohen

Raportuesja për Kosovën , Viola Von Cramon, ka njoftuar se është përgatitur një paketë masash ndaj Serbisë, në përgjigje ndaj sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator. Von Cramon thekson se këto masa janë politike dhe financiare, dhe që synojnë të kenë një ndikim të dëmshëm për qeverinë e Serbisë. Ajo e ka theksuar se nuk i quan sanksione, pasi ato duhet të miratohen nga Këshilli i Bashkimit Evropian

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon

Raportuesja për Kosovën dhe njëherazi euro-deputetja, Viola Von Cramon,  ka thënë se janë përgatitur ndaj Serbisë një paketë masash, në përgjigje ndaj sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator.

Von Cramon ka thënë se këto se do të dëmtojnë Qeverinë e Serbisë, duhet të miratohet.

“Nuk do t’i quaja sanksione, sepse ato duhen miratuar nga Këshilli, por flasim për masa politike dhe financiare, që natyrisht do të dëmtojnë qeverinë e Serbisë”, ka thënë Von Cramon ka thënë Von Cramon në një intervistë me Alice Taylor në podcastin Inside Albania.

Për Von Cramon, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq duhet të bashkëpunojë dhe të sigurojë një hetim korrekt për ngjarjen e 24 shtatorit.

“Vuçiq është në kontroll të shumëçka ndodh në Serbi. Vështirë të mendohet se ai nuk kishte dijeni se çfarë po ndodh sa i takon blerjes së armatimeve, apo organizimit të grupit agresor. Megjithatë, nuk mendoj se Serbia ka interes për një sulm më të madh ushtarak, apo për luftë”, shtoi ajo.

Për Von Cramon është me rëndësi që Serbia të nënshkruajë çdo marrëveshje të arritur me Kosovën, ndërsa Kosova të themelojë Asociacion e Komunave me shumicë serbe.

“Ajo që kuptoj është se shumë diplomatë po hartojnë një tjetër propozim se si do të bëjmë para. Më tepër detaje nuk mund të jap për momentin”, ka thënë ajo.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika