Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, e ka uruar James O’Brien për detyrën e re si Ndihmëssekretar të Shtetit për Evropë dhe Euroazi.
Ajo thotë se me O’Brien, mezi presin të forcojnë partneritetin strategjik mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
”Urime Jim O’Brien për konfirmimin e tij si Ndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike. Mezi presim të forcojmë partneritetin tonë strategjik me Shtetet e Bashkuara, të rrënjosura në vlerat tona të përbashkëta të demokracisë dhe lirisë”.
Congratulations to Jim O’Brien on his confirmation as the Assistant Secretary of State for European and Eurasian Affairs @StateEUR.
We look forward to strengthening our strategic partnership with the United States, rooted in our shared values of democracy and freedom.
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) October 8, 2023
Emërimi i tij është mbështetur nga 67 senatorë, derisa 31 anëtarë kanë qenë kundër.
O’Brien është emëruar në këtë pozitë nga presidenti amerikan Joe Biden, më 19 maj.
Ai është pjesë e Departamentit amerikan të Shtetit prej vitit 1989.
Përgjatë karrierës së tij të gjatë, ai është marrë edhe me çështje të Ballkanit, si i dërguar i posaçëm i presidentit, dhe ka marrë pjesë në negociata të paqes në Kosovë dhe Bosnje – Hercegovinë.
Në administratën e ish-presidentit amerikan, Barack Obama, ai ka qenë i dërguar i posaçëm për çështje të pengjeve dhe më 2021, Biden e ka emëruar koordinator për sanksione në Departamentin amerikan të Shtetit.