Lajçak: Është koha që Ballkani Perëndimor të bëjë përparim të shpejtë në rrugën drejt BE-së

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak,vlerëson se tani është koha që Ballkani Perëndimor të bëjë përparim të shpejtë në rrugën drejt BE-së

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak

Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se koha që Ballkani Perëndimor të bëjë përparim të shpejtë në rrugën drejt BE-së, është tani.

Ai ka përmbledhur angazhimin e tij diplomatik përgjatë javës së fundit, ku ka veçuar Forumin e Sigurisë “То be Secure (2B Secure Forum)” në Budvë, i cili organizohet nga Këshilli Atlantik i Shteteve të Bashkuara (SHBA) dhe nën patronatin e Qeverisë së Malit të Zi.

“Ka ardhur koha që Ballkani Perëndimor të bëjë përparim të shpejtë në rrugën drejt BE-së! Kjo është ajo që theksova në Forumin ‘To Be Secure’ të këtij viti në Budvën e bukur të Malit të Zi. Këtë vit, forumi u fokusua në sfidat dhe mundësitë që lindin në epokën e konkurrencës së fuqive të mëdha, duke u fokusuar veçanërisht në aspektet e sigurisë dhe demokracisë”, shkroi Lajçak në Facebook.

May be an image of 5 people, dais and text

Sipas tij, rrethanat dhe fazat e ndryshme në rrugëtimet e tyre individuale drejt BE-së, kërkojnë qasje unike dhe të personalizuara nga ana e tyre.

“Në të njëjtën kohë, urgjenca e përfshirjes së anëtarëve të rinj në bllok, nënvizuar nga lufta në Ukrainë, nuk përballet me entuziazëm, por më tepër me stagnim dhe kthim prapa në rajon. Kjo duhet të ndryshojë shpejt”, thotë ai.

Lajçak ka njoftuar se para vizitës në Mal të Zi, të martën ka zhvilluar një takim me dy prej grupacioneve më të mëdha në Parlamentin Evropian (PE), të cilëve u ka dhënë detaje për më të rejat në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi nën ndërmjetësimin e BE-së.

“Pata rastin t’i informoj anëtarët e Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve (S&D) dhe Partisë Popullore Evropiane (EEP) mbi gjendjen e dialogut dhe zhvillimet e tjera rajonale. Më pëlqeu diskutimi shumë i hapur dhe jam mirënjohës për interesin në punën tonë në Ballkanin Perëndimor pasi zëri i parlamentit ka rëndësi në rajon dhe më gjerë”.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika