Osmani në ceremoninë e FSK-së: Anëtarësimi në NATO i domosdoshëm

Të premten, janë betuar 257 ushtarë të rinj të cilët do t'i bashkohen FSK-së

Nga e premtja e 20 majit, Forcës së Sigurisë së Kosovës i janë bashkuar edhe 257 ushtarë të rinj.

Në ceremoninë e betimit të këtyre rekrutëve të rinj, që është mbajtur në kazermën e Komandës dhe Doktrinës në Ferizaj, komandantja supreme e Ushtrisë së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se me këtë numër të rekrutëve, FSK-ja gjithnjë e më shumë po zhvillohet konform standardeve profesionale dhe në harmoni me praktikat e ushtrive më moderne në botë.

Presidentja e Kosovës, Osmani, ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në NATO është domosdoshmëri dhe se në këtë drejtim po punojnë në përgatitjen më të mirë të ushtrisë së Kosovës.

“Agresioni i Rusisë këto ditë po tregon gjithmonë se do të gjenden forca që do të duan ta shkatërrojnë paqen dhe duan ta cenojnë lirinë dhe të drejtën e kombeve për të jetuar të lirë. Ne e kemi provuar të njëjtën gjë më parë, prandaj nuk do të ndalemi asnjëherë që ushtrinë tonë ta përgatisim sa më mirë dhe ta rrisim sa më shumë, në mënyrë që ajo të jetë të gatshme, jo vetëm për sigurinë e shtetit tonë, por edhe një partnere e besueshme e aleatëve tanë në NATO, aleancë në të cilën synojmë të anëtarësojmë Republikën e Kosovës”, ka thënë ajo.

Sipas saj, anëtarësimi në NATO është domosdoshmëri dhe i ndihmon paqes dhe stabilitetit rajonal.

Ilustrim

“FSK çdo ditë e më tepër po shndërrohet në forcë ushtarake profesionale dhe ndërvepruese me forcat e NATO-s falë këmbëngulësisë së pjesëtarëve të saj dhe mbështetjes së përhershme nga institucionet e vendit, por edhe nga aleatet tanë perëndimorë e para se gjithash, nga SHBA-ja”, ka shtuar Osmani.

E para e vendit, Osmani, ka thënë se “Ushtria jonë po i shton radhët me vajzat dhe djemtë të rinj që atdhedashurinë po e transformojnë edhe në profesionalizëm”, përderisa ka inkurajuar vajzat dhe gratë që sa më shumë të bëhen pjesë e ushtrisë.

Ndërsa Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se Kosova nuk do të mund të ishte këtu ku është tani pa Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), derisa është shprehur se komandant i përjetshëm i ushtrisë së Kosovës është Komandanti Legjendar, Adem Jashari.

Armend Mehaj

Ndërsa, ndër të tjera, ai ka theksuar se investimet në ushtri, blerja e pajisjeve dhe mirëqenia e ushtrisë mbetet prioritet i tyre.

“Investimi në ushtri, blerja e pajisjeve ushtarake, mirëqenia e ushtrisë sonë është prioriteti ynë. Këto mundësojnë që të kemi një forcë të përgatitur, të pajisur, të trajnuar sipas standardeve të NATO-së. Ushtria e Kosovës po dëshmon çdo ditë që është e gatshme për misionet që na presin në të ardhmen së bashku me ushtritë e vendeve partnere”, ka thënë ai.

Gjeneral brigade, Irfete Spahiu, ka thënë se këta 257 rekrutë për nëntë javë iu bënë ballë sfidave për të arritur në këtë ditë të rëndësishme.

Ajo ka thënë se këta ushtarë të rinj që sot po i bashkohen ushtrisë së Kosovës treguan se janë të gatshëm për të shërbyer për vendin.

“Organizimi i stërvitjes ushtarake bazë, ndonëse është themel i njësisë sonë, kishte sfidat e saj siç janë identifikimi i instruktorëve të duhur, mbështetja logjistike, hapësira dhe infrastruktura, mirëpo me angazhimin e të gjithëve në njësi por edhe më gjerë të FSK-së që të përfundojnë suksesshëm edhe këtë gjeneratë…Me aftësitë dhe angazhimin tuaj treguar edhe njëherë dhe e vërtetuat se ju jeni tani të gatshëm t’i shërbeni vendit me nder, krenari dhe integritet”, ka theksuar ai.

Në këtë ceremoni të betimit të ushtarëve të rinj të FSK-së, ka marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, zëvendëskomandanti i FSK-së, Enver Cikaqi, e përfaqësues nga partnerë ndërkombëtarë dhe familjarë të shumtë.

Sot mbahet ceremonia e betimit të ushtarëve të rinj të FSK-së

Shija e redaktorit

“Dukagjini” do të promovojë në Tiranë librin “Ciceroni shqiptar i...

Panairi i 27-të i Librit në Tiranë po afrohet. Ashtu si çdo vit tjetër, do të marrë pjesë edhe shtëpia botuese “Dukagjini”, e cila...

“Dukagjini” do të promovojë serinë e lektyrave shkollore në Tiranë

Për të gjithë ju, mësimdhënës, pedagogë, prindër, fëmijë; lexues të letërsisë për fëmijë, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar që më datën 16 nëntor, ditën...

Votohet buxheti për vitin 2025

Me pesë vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Komisioni parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere ka votuar buxhetin për vitin 2025. Buxheti prej 3.6...

Të fundit nga rubrika