Aeroporti i Hamburgut rifillon fluturimet pas ndalimit për shkak të një alarmi për sulm terrorist nga Teherani

Është rikthyer qarkullimi i trafikut ajror në Hamburg të Gjermanisë, pas një alrami të rrejshëm për sulm terrorist nga Teherani

Fotoilustrim

Trafiku ajror ka rifilluar në aeroportin gjerman të Hamburgut, ka konfirmuar një zëdhënës për Reuters, pasi një operacion policor në përgjigje të një kërcënimi ndaj një avioni nga Teherani i Iranit, bëri që të gjitha uljet dhe ngritjet të ndaloheshin.

Një zëdhënës i policisë federale tha se oficerët, duke vepruar me pas një kërcënimi për sulm të dërguar me email, kontrolluan një aeroplan me 198 pasagjerë nga Teherani që kishte zbritur në qytetin verior gjerman.

Forca ajrore gjermane ka shkruar në llogarinë e saj në rrjetet sociale X, se e ka shoqëruar avionin pasi ai hyri në hapësirën ajrore gjermane në lindje të Berlinit për shkak të një kërcënimi me bombë.

“Policia intervistoi pasagjerët që është procedurë normale kur një kërcënim klasifikohet si serioz”, ka theksuar zëdhënësi i policisë për Reuters.

Asnjë fluturim, ngritje apo ulje nuk ishte e mundur sepse brigada e zjarrfikësve të aeroportit u përfshi në kërkim, shtoi zëdhënësi.

Shija e redaktorit

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

Të fundit nga rubrika