Shqiptarja që jeton në Izrael, Irena Steinova, e ka përshkruar si të trishtë gjendjen aktuale në Izrael.
Në një lidhje direkte në emisionin “Debat Plus”, Steinova ka theksuar se Izraeli është pro paqes por siç thotë ajo “nuk ka partner që të bëjë paqe”.
Ajo thotë se gjendet rreth 40 km larg nga vendi ku po zhvillohet lufta.
E rritur si një shqiptare në mesin e myslimanëve, Steinova teksa e cilëson situatën të dhimbshme thotë se nuk arrin të kuptojë se si mund të bëhet një gjakderdhje e tillë.
Po ashtu, ajo ka potencuar se ajo çfarë po ndodhë në Izrael është një “kasaphanë e madhe”.
“Ndodhem 40 km larg zonës ku po bëhet lufta. Gjuhen raketa edhe te ne, gjendja është shumë e trishtuar, e dhimbshme dhe si shqiptare e rritur në mes të myslimanëve nuk arrij ta kuptoj se si mund ta bëjnë një gjakderdhje të tillë, një kasaphanë kaq të madhe, të gjuajnë me raketa në xhamia. Është e trishtueshme edhe për palestinezët por fati i tyre i keq është se kanë një udhëheqje të gabuar, terroriste që ata janë të etur për gjak dhe nuk e qajnë kokën për popullin e tyre”, u shpreh ajo.
Izraeli pohon se Hamasi është një organizatë e dhunshme terroriste, ndërsa Hamasi thotë se ata përfaqësojnë një popull shtypës që është viktimizuar nga shteti hebre.