Hoxha: Krimi i Hamasit ndaj Izraelit është terrorizëm, s’ka zgjidhje ushtarake pa zgjidhje politike

Analisti Ylli Hoxha thekson se “nuk ka zgjidhje ushtarake e të sigurisë pa zgjidhje fundamentale politike”

Aktivisti, Ylli Hoxha, e ka cilësuar si akt terrorist sulmin e Hamasit ndaj Izraelit.

Në emisionin “Debat Plus”, ku po diskutohet në lidhje me luftën në mes të Izraelit dhe Hamasit, Hoxha ka potencon se ndonëse është krim monstruoz i njëjti pritet të jetë një akt vetëvrasës i Hamasit si grup terrorist.

Hoxha thekson se “nuk ka zgjidhje ushtarake e të sigurisë pa zgjidhje fundamentale politike”.

Sipas tij, kjo zgjidhje “duhet të imponohet”.

“Palestinezët po e bëjnë luftën e tyre kombëtare. Krimi i Hamasit ndaj Izraelit është krim monstruoz, akt terrorist i pafalshëm. Siç duket do të jetë akt vetëvrasës i Hamasit si grup terrorist”, tha ai.

Sipas tij, ky akt duhet të ndalet menjëherë dhe të dënohet.

“Aktet e tilla nuk duhet përkrahur nga askush nga ne as nuk duhet të legjitimohen pa kurrfarë shkaku. Akti duhet të konsiderohet si akt tejet i dënueshëm. Nuk tolerohet që të vriten njerëzit e pafajshëm”, thotë ai.

Hamasi si organizatë e lindur vonë, siç thotë analisti Hoxha ka ndërruar kursin dhe sipas tij është shumë më e dhënë pas një rezistence të dhunshme që i mohon bisedimet e arritura të cilat kulmojnë në atë që është propozimi i vitit 1967.

“Kjo çështje nuk zgjidhet me një fitues të një ane, kjo duhet të zgjidhet me kompromis dhe arritja e këtij kompromisi duhet ta mbisundojë idenë e dhunës dhe hakmarrjeve. Sot e kemi popullatën e Izraelit viktimë, por kjo nuk duhet të jetë pretekst e një dhune më të madhe. Ky moment duhet të ndalet. Gjetja e zgjidhjes është ajo që propozojnë SHBA-të dhe BE-ja”, shtoi ai.

Hoxha thekson se Izraeli derisa e ka Gazën të izoluar, nuk do të ketë qetësi.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika