Presidenti Biden intervistohet rreth dokumenteve të klasifikuara

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, është intervistuar si pjesë e hetimit ndaj tij për mënyrën e trajtimit të dokumenteve të klasifikuara pasi ishte larguar nga posti i zëvendëspresidentit në vitin 2017, ka njoftuar në orët e vona të së hënës, Shtëpia e Bardhë

Presidenti amerikan, Joe Biden

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, është intervistuar si pjesë e hetimit ndaj tij për mënyrën e trajtimit të dokumenteve të klasifikuara pasi ishte larguar nga posti i zëvendëspresidentit në vitin 2017, ka njoftuar në orët e vona të së hënës, Shtëpia e Bardhë.

Intervista e presidentit demokrat ka zgjatur dy ditë, kështu që i bie se ka përfunduar të hënën, ka thënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Ian Sams.

Biden u intervistua nga prokurori special, Robert Hur.

Prokurori i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Merrick Garland, e emëroi Hurin në janar si prokuror special për ta hetuar ruajtjen e papërshtatshme të dokumenteve të klasifikuara në shtëpinë e Bidenit në Delavere, si dhe në një zyre në Uashington e cila ishte themeluar për Bidenin pas kohës së kaluar si zëvendëspresident nga viti 2009 deri më 2017.

Prokurorë të tillë specialë që emërohen për t’i trajtuar rastet e ndjeshme në të cilat zakonisht përfshihen figurat politike apo dyshimet për shkelje të rënda nga Qeveria kanë më shumë pavarësi se hetuesit federalë për të vendosur se a të ngrehin aktakuzë apo jo.

Intervistimi i Bidenit nga Huri lë të kuptohet se hetimi, i cili ka shkuar qetësisht, mund të ketë arritur në fazën përfundimtare. Biden ka thënë se ishte habitur nga gjetja e dokumenteve të klasifikuara dhe se pret që zbulimi i tyre do të cilësohet si i parëndësishëm.

Ekipi i tij ka thënë se ka bashkëpunuar me hetuesit, raporton BBC.

“Siç kemi thënë nga fillimi, presidenti dhe Shtëpia e Bardhë po bashkëpunojnë me hetuesit, dhe siç është dashur, ne kemi ofruar të dhëna relevante publikisht, duke qenë sa më transparent në përputhje me mbrojtjen dhe ruajtjen e integritetit të hetimit”, ka shtuar Sams.

Ndërkohë, për mënyrën e trajtimit të dokumenteve të klasifikuara është duke u hetuar edhe rivali i mundshëm i Bidenit në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, ish-presidenti republikan Donald Trump. Ndaj Trumpit është ngritur aktakuzë penale në këtë rast, e cila është vetëm njëra nga katër aktakuzat penale ndaj tij./REL

Trump, i cili i ka mohuar akuzat, do të dalë para gjyqit në maj në rastin e dokumenteve federale.

 

 

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika