FIBA Evropa ka njoftuar se të gjitha ndeshjet e skuadrave izraelite në garat evropiane janë pezulluar për momentin, për shkak të situatës në Izrael.
Kështu është pezulluar për momentin edhe sfida Hapoel Galil Elion-Trepça, e planifikuar të zhvillohej më 18 tetor.
Përballja e parë dhe historike për klubin mitrovicas do të jetë kundër ZZ Leiden nga Holanda më 25 tetor në “Minatori”.
Kjo është hera e parë që “Xehetarët” janë pjesëmarrës të grupeve në FIBA Europe Cup.
Në grupe do të luajë edhe kampionia e Kosovës, Peja.