Osmani përsërit thirrjen për sanksione ndaj Serbisë si masë parandaluese për të ardhmen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përsëritur thirrjen e saj ndaj aleatëve ndërkombëtarë që të sanksionojnë Serbinë, duke thënë se mosveprimi në këtë rast do t'i inkurajojë ata të sulmojnë sërish Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë për media në Kroaci ka bërë thirrje për sanksione ndaj Serbisë, e cila akuzohet për agresionin ndaj Kosovës më 24 shtator.

Ajo ka theksuar se kjo është një masë parandaluese e domosdoshme për të siguruar stabilitetin në rajon dhe për të parandaluar sulme të tjera.

“Pas aktit të agresionit të 24 shtatorit, fokusi duhet të jetë te vënia e të gjithë autorëve para drejtësisë së Republikës së Kosovës, marrja e garancive të forta të sigurisë sidomos për ta ruajtur kufirin ndërmjet Kosovës e Serbisë si dhe frenimi e sanksionimi i Serbisë për veprimet e saj si masë parandaluese për sulmet e tjera në të ardhmen”, ka thënë ajo nga konferenca në Kroaci.

Osmani u ka bërë thirrje aleatëve ndërkombëtarë që të marrin masa kundër Serbisë, duke theksuar se mosveprimi do të inkurajojë sulmet ndaj Kosovës dhe rrezikon të çojë në aneksionin e veriut të saj nga Serbia.

Ajo ka deklaruar se grupet terroriste që kryen sulmet kanë pasur si qëllim aneksimin e veriut të Kosovës.

“Nëse nuk merren masa nga komuniteti euroatlantik, Serbia do të ndihet më e inkurajuar për të vazhduar me akte e sulme tjera me qëllimin përfundimtar, me atë që është dëshmuar nga të gjitha provat, aneksimi i veriut të Kosovës”, ka deklaruar ajo.

Presidentja ka vënë në dukje se pa një reagim të vendosur nga komuniteti euroatlantik, Serbia sipas saj do të vazhdojë me akte të tilla agresive.

Gjithashtu, Osmani ka përmendur që Kosova po punon drejt anëtarësimit në NATO dhe BE dhe ka shprehur besimin se këto organizata ndërkombëtare janë garanci për paqe dhe stabilitet në rajon.

Ajo, gjithashtu, ka theksuar dëshirën e Kosovës për të zhvilluar raporte të mira fqinjësore me të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika