Kurti shpalos detaje për qëndrimin dyditor në Mbretërinë e Bashkuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shpalosur detaje për qëndrimin e tij dyditor në Mbretërinë e Bashkuar, në kuadër në Konferencës vjetore të Partisë Laburiste

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shpalosur detaje për qëndrimin e tij dyditor në Mbretërinë e Bashkuar, në kuadër në Konferencës vjetore të Partisë Laburiste.

Kurti ka thënë se laburistët e kanë shoqëruar Kosovën në dy momente historike.

“Laburistët na kanë shoqëruar në dy prej momentet me historike të vendit. Partnerë të kohës e të dëshmuar ndër vite, ata i kishim përkrah në çlirim dhe pavarësi, e Mbretërinë e Bashkuar aleat të pazëvendësueshëm në zhvillim dhe afirmim”, ka shkruar Kurti në rrjetin social Facebook.

Madje, Kurti ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme, para fillimit të drekës së punës së partive simotra, ka zhvilluar takim me sekretarin nën hije për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, sekretarin nën hije të Mbrojtjes, John Healey si dhe sekretarin e përgjithshëm ekzekutiv të Partisë Evropiane të Socialistëve (PES), Giacomo Fillibeck.

“Isha i nderuar që si folës kryesor në drekën me partitë simotra të mund të prezantoja qeverisjen tonë social-demokrate në Kosovë, reformat e ndërmarra, politikat sociale dhe të punësimit, ato të energjisë dhe në arsim, fushat prioritare të qeverisë sipas buxhetit të këtij viti, indikatorët ekonomikë dhe progresin demokratik të njohur edhe nga raportet kredibile ndërkombëtare”, ka shkruar Kurti.

Kurti ka thënë se të pranishmit i ka njoftuar edhe për sulmin e 24-shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

“Edhe sfidat dhe pengesat që na bën Serbia në vazhdimësi, deri te sulmi terrorist e paramilitar i 24-shtatorit i sponsorizuar nga shteti serb, dhe rreziku që autokratët dhe politikat e tyre hegjemoniste dhe ekspansioniste paraqesin për sigurinë dhe paqen”, ka thënë Kurti.

Kurti ka theksuar se gjatë drekës ka takuar dhe biseduar me social-demokratë të shumtë, në mesin e tyre me Andrew Giles, ministër i Imigrimit, Shtetësisë, Shërbimeve të Migrimit dhe Çështjeve Multikulturore të Australisë; Stephen Smith, komisioner i lartë i Australisë në Mbretërinë e Bashkuar; Annelise Dodds, sekretare në Hije e Shtetit për Gra dhe Barazi; Francois Comet, zv.sekretar nacional për Evropë i Partisë Socialiste në Francë; Thijs Reuten, eurodeputet holandez në Parlamentin Evropian; Tsvetelina Penkova, eurodeputete bullgare në Parlamentin Evropian dhe Baroneshën Hayter.

Në fund Kurti ka bërë të ditur se punimet e konferencës po vazhdojnë edhe sot.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Mbretërinë e Bashkuar të dielën, ai po qëndron në Liverpool për të marrë pjesë ne konferencën e Partisë Laburiste.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika