Që nga e shtuna, pamjet e shpërndara në internet kanë treguar përleshje me armë dhe sulme me raketa në Izrael dhe sulme me raketa dhe pasojat e tyre në Gaza.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit kanë deklaruar se janë duke vazhduar sulmet në objektivat e Hamasit në Rripin e Gazës të martën.
Gjatë natës, Forcat Ajrore izraelite thanë se 200 objektiva u goditën në Gaza.
Ministria palestineze e Shëndetësisë ka deklaruar se 770 njerëz janë vrarë tani në Rripin e Gazës që kur Izraeli nisi sulmet ajrore hakmarrëse të shtunën. Rreth 4 mijë e 100 janë lënduar.