Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se 20 gazetarë nga Unioni i Gazetarëve të Rajonit të Helsinkit kanë vizituar sot AGK-në.
Kryetari i bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha dhe drejtoresha ekzekutive, Getoarbë Mulliqi, kanë pritur sot në takim një nga unionet më të mëdha të gazetarëve në Finlandë, Helsingin Seudun Journalistit.
“Rexha dhe Mulliqi prezantuan para më shumë se 20 gazetarëve misionin dhe punën e organizatës, gjendjen e lirisë së medieve dhe sigurinë e gazetarëve në Kosovë”, ka njoftuar AGK.
Njëherësh, 20 gazetarët kanë treguar edhe eksperiencën e zbatimit të programit unik të AGK-së, e që është ai me strehimin e gazetarëve ukrainas dhe afganë.
Gazetarët, përveç takimeve të zhvilluar me organizatat simotra, kanë vizituar edhe Prekazin, Pejën, Prizrenin dhe Gjakovën.