Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, është takuar me kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Malokun.
Kështu është bërë e ditur nga ana e shefit të zyrës së BE-së, Tomas Szunyog, në rrjetin e tij social ‘X’.
Në këtë takim u diskutua rreth reformës në sistemin e drejtësisë, ku Szunyog ka thënë se kjo duhet të bëhet sipas standardeve evropiane.
“Ritheksoi se pavarësia dhe llogaridhënia e sistemit prokurorial është një gurthemel i shtetit të së drejtës”, ka përfunduar Szunyog.
Had a constructive discussion with the #Kosovo Prosecutorial Council Chair, Maloku. Highlighted the importance of justice reforms in compliance with European standards & reiterated that independence & accountability of the prosecutorial system is a cornerstone of the rule of law. pic.twitter.com/RKxt3JE9X4
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) October 10, 2023