Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin serb, 52-vjeçar, për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”, të kryer gjatë viteve 1998-1999 në komunën e Vushtrrisë.
Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar në Merdarë.
I dyshuari është dërguar në Polici dhe pritet të intervistohet në prezencë të avokatit
mbrojtës, ku të gjitha procedurat e mëtejme do të ndërmerren në bashkërendim me organet e drejtësisë.