Shqipëria i bën ftesë Kosovës për t’u bërë pjesë e projektit të gazit

Pas njoftimit të Shqipërisë për realizimin e projektit strategjik të shndërrimit të Shqipërisë në një vend tranzit të kalimit të gazit në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë, Ministrja shqiptare e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, gjatë takimit me Ministren e Ekonomisë së Kosovës, Artane Rizvanolli i ka bërë ftesë Kosovës të bashkangjitet në këtë projekt

Belinda Balluku dhe Artane Rizvanolli

Ministrja shqiptare e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, është pritur në Prishtinë në një takim nga Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Balluku, përmes një njoftimi në rrjetin social ‘Facebook’, u shpreh se me ministren Rizvanolli shkëmbeu mendime sa i takon masave të marra nga të dyja qeveritë për përballimin e krizës energjetike, e cila ka prekur të gjithë botën.

Foto nga takimi i Ministres Shqiptare të Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku me Ministren e Ekonomisë së Kosovës, Artane Rizvanolli

”E njoha me projektin e qeverisë shqiptare për portin e lundrueshëm të gazit në Vlorë, duke ftuar që pjesë e këtij projekti rajonal tashmë të bëhet edhe Kosova, si dhe me projektin për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës”, ka thënë Balluku, duke i konsideruar këto dy vepra si të rëndësishme me impakt, jo vetëm në Shqipëri, por edhe me gjerë.

”Shprehëm angazhimin e përbashkët për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve tona, jo vetëm në energjetikë”, ka shtuar Balluku.

Postimi i Belinda Ballukut në Facebook

Sa i përket çështjes së gazit, është lufta në Ukrainë ajo që e bëri të qartë emergjencën e pavarësimit të Evropës nga gazi rus. Shqipëria synon të kthehet në të ardhmen në një vend tranzit të kalimit të gazit në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë.

Agresioni rus ndaj Ukrainës, sanksionet ndërkombëtare ndaj Rusisë dhe emergjenca e pavarësimit të Evropës nga gazi rus po i bëjnë prioritare edhe në Shqipëri projektet në fushën e energjisë.

Në këtë kontekst, do të mund të realizohet edhe projekti strategjik për shndërrimin e Shqipërisë në një vend tranzit të kalimit të gazit në Ballkanin Perëndimor (BP) dhe në Evropë, dhe, gjithashtu, edhe për diversifikimin e tregut të gazit në rajon.

Shqipëri: Korridor i ri tranziti energjie drejt Ballkanit dhe Evropës

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika