Gazetari Kreshnik Gashi u ka bërë thirrje institucioneve të sigurisë e drejtësisë të kenë kujdes dhe të mos e nënvlerësojnë rolin e kriminelit Milan Radojçiq.
Në “Debat Plus”, Gashi tha se Radojçiq ka lidhje me biznesmenë e politikanë të Kosovës.
Po ashtu, sipas tij, ai ka njerëz edhe brenda institucioneve të ligjit siç janë Prokuroria dhe Policia.
“Qeveria dhe institucionet e sigurisë e drejtësisë duhet të kuptojnë se Radojciq nuk ishte vetëm, nuk është person që nuk ka lidhje me biznesmenë, politikanë dhe njerëz që kanë influencë në radhët shqiptare. Nuk është njeri cili nuk ka pasur njerëz në institucione të ligjit, në Prokurori, Polici. Ky njeri sërish ka pushtet. Ka nisur me i shitë bizneset e veta në Serbi, është duke kaluar në ilegalitet, vendi duhet me pas kujdes me pas situatën nën kontroll”, tha ai.