Policëve që veprojnë në veri u kërkohet të largohen nga rrjetet sociale

Zyrtarët e Policisë së Kosovës që kanë operuar dhe vazhdojnë ta bëjnë në veri të Kosovës janë të rrezikuar edhe nga kibernetika serbe. Ata kanë filluar të identifikohen nga struktura kriminale por në mënyrë që kjo të parandalohet Policia e Kosovës i ka kërkuar këtyre zyrtarëve të largohen nga rrjetet sociale

Policia e Kosovës

Krenaria dhe mirënjohja nga populli për zyrtarët e policisë së Kosovës për shkak të angazhimit të tyre në veri të vendit bëri që ata t’i ekspozohen mjaft shumë platformave në rrjete sociale.

Disa nga ta me maska, por pati edhe me identitet të zbuluar.

Prandaj, atyre i është sugjeruar që të largohen nga këto platforma pikërisht për shkak të rrezikshmërisë.

Burimet e televizionit bëjnë me dije që efektivët, të cilët ishin dhe janë aktivë në veri tashmë kanë filluar të identifikohen nga strukturat kriminale të Serbisë për cka disa nga ta edhe kanë mbyllur faqet e tyre nëpër rrjete sociale.

Ish-hetuesi në Policinë e Kosovës, Rrahman Sylejmani po thotë se pikërisht këta zyrtarë janë më të rrezikuarit.

“Përveç fotografive, aty duhet të ruhen dhe të dhënat e tyre sepse dihet që edhe përmes rrjeteve sociale mund të hyjë çdokush në to dhe të marrë informata të ndryshme për ta dhe për organizatën. Sidomos rasti i fundit që normale që armiku mendon me i vendos në shënjestër ata njerëz”, ka thënë ai.

Edhe në të kaluarën, sipas ish-hetuesit policor, ka pasur sugjerime që të mos ekspozohet armatimi në mënyrë që mos dekonspirohen aksionet.

“Ka pas kërkesa sepse është ekspozuar nga vetë zyrtarët policorë. Kemi raste të shumta mos të them çdo ditë që e ekspozojnë armatimin, dalin në fotografi të ndryshme. Postojnë fotografi duke shkuar në aksion. Kjo është drejtpërsëdrejti rrezikim i jetës së tyre dhe vetë aksionit”, ka thënë ai.

Por këto veprime po i konsiderojnë pozitive ekspertët e teknologjisë.

“Ata dhe institucionet është mirë se çfarëdo vendimi që marrin duhet me shku në ekstremin e të bërjes kujdes sepse nuk jemi duke folir që i kanë marrë të dhënat e do të publikohen diku tjetër, por janë të rrezikuar për jetë përderisa qeto informata janë duke qarkulluar. Shteti fqinj në këtë aspekt nuk janë aspak të rehatshëm, andaj mendoj që duhet të merren të gjitha masat”, ka thënë Drilon Jaha – Ekspert i IT-së.

Në Banjskë të Zveçanit, atje ku pati sulm terrorist ndaj Policisë së Kosovës, tash po qendron Njësia për Reagim të shpejtë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika