Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, do ta takojë Sekretarin e Shtetit amerikan, Antony Blinken, të premten, sipas Hussein Al-Sheikh, sekretar i përgjithshëm i komitetit të Organizatës për Çlirimin e Palestinës.
Lidershipi politik palestinez është thellësisht i ndarë mes partisë së Mahmoud Abbasit në Bregun Perëndimor dhe militantëve kundërshtarë islamik të Hamasit të cilët e kontrollojnë Rripin e Gazës, raportoi BBC.
Blinkeni pritet të arrijë në Izrael brenda disa orësh për të treguar mbështetje për vendin dhe popullin pas sulmit të Hamasit.
Zyrtarët palestinezë kanë thënë se presidenti Abbas do të takohet edhe me mbretin e Jordanisë në Amman të enjten.