Një person i dyshuar për veprën penale “Dhunimi”, është arrestuar të mërkurën e 11 tetorit.
Rasti raportohet të ketë ndodhur më tre shtator, në Gjilan, dhe i njëjti në raportin 24-orësh të policisë është cilësuar si “dhunim”.
I dyshuari kishte përdorur identitet të rremë.
“Viktima femër kosovare me datën 03.09.2023 ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar duke përdorur identitet të rremë ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Lidhur me rastin sot me datën 11.10.2023 është arrestuar i dyshuari dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.