Kuvendi i Shqipërisë mban seancë, diskutohet sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë do të mblidhen në një seancë të posaçme pas agresionit serb në fshatin Banjskë të Zveçanit

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë do të mblidhen në një seancë të posaçme pas agresionit serb në fshatin Banjskë të Zveçanit ku pas sulmit terrorist të grupit të uniformuar nën drejtimin e ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq, mbeti i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku.

Kjo seancë e posaçme përfshin interpelancë me kryeministrin Edi Rama, e ftuar nga deputeti demokrat Kreshnik Çollaku. Interpelanca është ftuar me arsyetimin “dhënien e informacioneve dhe shpjegimeve lidhur me qëndrimin zyrtar të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, hapat që parashikohen të ndërmerren dhe qëndrimet në raport me zhvillimet e pritshme në marrëdhëniet ndërshtetërore në Ballkan”.

Në këtë seancë parashihet edhe një mocion me debat dhe miratimi i projektrezolutës në mbështetje të Kosovës.

Debati pritet të zgjasë minimalisht 5 orë, ndërsa nga seanca e kaluar ka pasur përplasje të forta me opozitën që ka kritikuar mazhorancën për mënyrën se si e ka trajtuar “24 shtatorin”, ndërsa për partinë në pushtet opozita kërkon të bëjë politikë me Kosovën.

Socialistët kanë dashur që në seancë të ketë vetëm miratim të rezolutës, mirëpo opozita parlamentare ka insistuar në debat. Kjo kërkesë ka kaluar në Konferencën e Kryetarëve, një mekanizëm analog me Kryesinë e Kuvendit në Kosovë, dhe sot pritet të ketë edhe debat mbi reagimin e shtetit shqiptar ndaj ngjarjeve në Kosovë.

Partia Socialiste, si grupi më i madh parlamentar, do të ketë minutazhin më të madh me 160 minuta hapësirë për diskutim. Pastaj është grupi parlamentar i Partisë Demokratike me 75 minuta, grupi parlamentar “Aleanca për Ndryshim” 15 minuta, grupi parlamentar “Drejtësi dhe Integrim” 15 minuta, Partia e Lirisë 6 minuta si dhe Partia Socialdemokrate 6 minuta.

Gjithashtu, 25 minuta do të jenë të rezervuara për deputetët jashtë grupeve parlamentare, ose ai që njihet si grupi “Rithemelimi” në kuadër të Partisë Demokratike në krye të së cilës është Sali Berisha.

Në këtë seancë nuk kanë të drejtë pjesëmarrjeje deputetët: Gazment Bardhi, Albana Vokshi, Elda Hoti, Bledion Nallbani, Zheni Gjergji, Lefter Gështenja, Asllan Dogjani dhe Luan Bacci. Të njëjtit kishin penguar kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla në kryerjen e detyrave të saj në seancën e javës së kaluar dhe ndaj tyre është marrë masa e përjashtimit në seanca dhe komisione parlamentare deri më 18 tetor të këtij viti./KP

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika