Kombëtarja e Shqipërisë luan sot si nikoqire kundër Republikës Çeke, në kuadër të ndeshjes kualifikuese për Euro 2024.
Kuqezinjtë do të luajnë ndaj Çekisë në takimin e vlefshëm për Grupin E, i cili pritet të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” me fillim nga ora 20:45.
Shqipëria ka një seri të fitoreve dhe një barazim nga katër ndeshjet e fundit dhe synojnë fitoren e radhës.
Një fitore ndaj Çekisë thuajse do ta zyrtarizonte kualifikimin e Shqipërisë në Euro 2024, kështu që imperativi i vetëm është rezultati pozitiv.
Ndryshe, tifozët këtë herë do të kenë një dhuratë të veçantë në ulëset e “Air Albania”-s.
Në çdo ulëse do të gjendet një plis, duke krijuar kështu një dekor më tërheqës në shkallët e stadiumit.
“DigitAlb”-i ka siguruar që në “Air Albania” të gjenden plot 22 mijë qeleshe, në mënyrë që koreografia e tifozerisë në përballjen e rëndësishme kundër Çekisë të jetë sa më e kuruar.