Opozita kërkon vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme në mbështetje të Policisë

Deputetët e partive opozitare si Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë kërkuar që të vazhdohet seanca e jashtëzakonshme, e cila ishte paraparë të zhvillohet paraditen e së enjtes së 12 tetorit

Kuvendi i Kosoves

Deputetët e partive opozitare si Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë kërkuar që të vazhdohet seanca e jashtëzakonshme në mbështetje të Policisë së Kosovës.

Deputeti, Armend Zemaj nga radhët e LDK-së ka kërkuar që të respektohet rregullorja e punës së Kuvendit, sipas së cilës thuhet se një seancë e jashtëzakonshme duhet të përfundojë që më pas të vazhdojë seanca tjetër.

“Seanca e jashtëzakonshme e cila kishte të bënte për mbështetjen urgjente të Policisë së Kosovës, nuk është mbajtur, ka filluar por nuk u mbajt për shkak të mungesës së shumicës kuvendore. Ju thërras që ta respektoni rregulloren e punës së kuvendit, të marrë përfundimin ajo seancë e më pas të fillojmë seancën e re të thirrur si vazhdim i seancës për pikat e mbetura”, tha ai.

Në anën tjetër, deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se asnjë seancë tjetër e asnjë temë nuk është më me prioritiet se siguria e vendit.

“Kërkoj që të kthehet seanca e jashtëzakonshme dhe të procedojmë që ta votojmë Rezolutën e cila kërkon të mbështeten kërkesat e Policisë së Kosovës”, tha ajo.

“Nuk mjafton të fotografohemi me policë e të përqafohemi me ta… Policia e Kosovës ka nevojë urgjente që t’i plotësohen kërkesat. A duhet të presim që të vdesë edhe një polic që familjeve t’ia japim 50 mijë euro siç ndodhi me Afrim Bunjakun. T’i respektojmë e nderojmë ata policë sa janë gjallë, për punën që e bëjnë, mos e degradoni policinë e Kosovës”, shtoi ajo.

Edhe deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka kërkuar plotësimin e kushteve të Policisë së Kosovës.

Ndërkaq, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se ajo seancë nuk ka marrë epilog sepse nuk ka filluar. Ndërsa, ka thënë se do të vazhdohet me seancën e planifikuar.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika