“Inskenime serbe do të ketë”, Kurti paralajmëroi “pas marrjes së informacionit nga AKI dhe ndërkombëtarët”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një thirrje qytetarëve, veçanërisht komunitetit serb në Kosovë, për të qëndruar të vigjilent dhe të vetëpërmbahen ndaj akteve të dhunës të mundshme të inskenuara nga grupet e strukturave kriminale serbe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Gjatë ditës së enjte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve në veçanti komunitetit serbë që në ditët në vijim të jenë të vëmendshëm e të vetëpërmbajtur nga aktet e dhunës të inskenuara e dashakeqe që sipas tij mund të vijnë nga ana e Serbisë.

Ai ka thënë se institucionet e sigurisë dhe inteligjencës “së fundmi kanë hetuar rrezikun në rritje të inskenimeve të sulmeve të dhunshme nga grupet e strukturave kriminale të Serbisë në Kosovës”.

Sipas tij, qëllimi i tyre kryesor është fajësimi i Policisë së Kosovës dhe paraqitja e saj si forcë shtypëse mbi serbët e Kosovës.

Inskenimet serbe nga grupet kriminale mund të ndodhin dhe, ky paralajmërim i Kurtit, ka ardhur pas “marrjes së informacionet inteligjent nga AKI-ja dhe partnerët ndërkombëtarë” ka potencuar ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha.

Sipas Hoxhës, për këto skenarë serbe duhet të diskutohet vetëm në cilën fazë janë, pasi sipas tij, inskenime të sulmeve të dhunshme janë apriori.

“Skenari serb është në disa faza. Tashmë mund të diskutojmë vetën s në cilën faze ndodhemi dhe deklarimi i kryeministrit ne mbledhjen e Qeverise në bazë të praktikës së sigurisë dhe njohjes së çështjeve të sigurisë është një deklarim pas marrjes së informacione inteligjent se drejtori i AKI—së me ligj i raporton presidentes dhe kryeministrit. E kryeministri është në kontakt edhe me partnerët ndërkombëtarë në bazë të zhvillimeve aktuale po shihet që prej sulmit të së dielës ka një bashkëpunim të mirë me ndërkombëtarët… rreziku ekziston edhe nga vetë theksimi i Kurtit dhe nga faktorët e tjerë”, ka thënë Hoxha në “FIVE”.

Më tej Hoxha ka thënë se deklarimi i Kurtit, mund të ketë edhe tjetër kuptim.

“Është edhe mbrojtje kur deklarohen planet e palës tjetër”, ka theksuar Hoxha.

Ndërkaq, për kolonelin, Afrim Veseli, deklarata e Kurtit është me vend, pasi sipas tij rreziku nuk ka kaluar dhe mund të ketë inskenime të tilla që i paralajmëroi shefi i ekzekutivit.

“Rreziku nuk ka kaluar mund të vonojë pak por do të ketë. Pra, thënia e kryeministrit se do të ketë është reale dhe institucionet e vendit, posaçërisht, institucionet e sigurisë do të duhet të marrin masat e nevojshme të gatishmërisë. Nuk do të na ndodhë si 24 shtatori, që kemi pasur pak informacione dhe Kosova me kapacitet e saj në bashkërendim me KFOR-in për parandalojë e tyre”, ka thënë Veseli.

Veseli ka thënë se Kosova mbrohet me institucionet e saj dhe me NATO-n.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika