Hovenier: ShBA-të do të marrin masa pasi të vërtetohet kush qëndron prapa sulmit në Banjskë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të marrin masa pas verifikimit të përgjegjësve për sulmin terrorist në Banjska, të Zveçanit, më 24 shtator. Hovenier ka theksuar se ata që janë përgjegjës për këtë ngjarje do duhet dhe do të mbahen përgjegjës, ndërsa vendimi për masat e ndërmarrura do të varet nga qeveria amerikane

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey M. Hovenier

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të marrin masa, pasi të vërtetohet kush qëndron para sulmit terrorist në Banjska, të Zvçanit, më 24 shtator.

Hovenier, në një intervistë për “Zërin e Amerikës” ka thënë se përgjegjësit për sulmin e 24 shtator duhet dhe do të mbahen përgjegjës.

“Ky nuk është një vendim që do ta marr si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Kosovë. Ky është një vendim që do të marrë qeveria ime. Por, më lejoni të them përsëri, ne besojmë se përgjegjësit për këtë krim duhet dhe do të mbahen përgjegjës”, ka thënë Hovenier.

Më tej Hovenier ka thënë se veriu është territor sovran i Kosovës dhe autoritetet kosovare kanë përgjegjësi për të zbatuar ligjin.

“Jemi të shqetësuar për çdo veprim që do të destabilizonte situatën në veri. Jemi të shqetësuar për çdo veprim që rezulton në individë të armatosur dhe të trajnuar që veprojnë në një mënyrë që është në kundërshtim me rendin ligjor. Ne besojmë se ky është territor sovran i Kosovës. Besojmë se autoritetet e Kosovës kanë përgjegjësinë për të zbatuar ligjin. Pra, ne e marrim atë shumë seriozisht”, ka thënë ndër të tjera Hovenier.

Hovenier ka theksuar se është zbatimi i marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë është një nga mënyrat për të rritur sigurinë në Kosovë, pas sulmit terrorist të 24 shtatorit.

“Nëse asgjë tjetër ngjarjet e 24 shtatorit tregojnë se ekziston një nevojë urgjente për të arritur në një ripozicionim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, një marrëdhënie në të cilën ka respekt të ndërsjellë, një në të cilën mosmarrëveshjet zgjidhen me mjete paqësore, një në të cilën komuniteti etnik serb në Kosovë ndjen se respektohet dhe mund të gëzojë disa të drejta për t’i mbrojtur pjesëtarët e tij.

E gjithë kjo është pjesë e dialogut të lehtësuar nga BE. Është shumë thelbësore të shkohet drejt kësaj, për t’iu rikthyer procesit të arritjes së zbatimit të plotë nga të dyja palët të marrëveshjeve të arritura, Marrëveshjes Themelore dhe aneksit të zbatimit të saj”, ka shtuar ambasadori amerikan.

Unë besoj, qeveria ime beson se një nga mënyrat për të rritur urgjentisht sigurinë e Kosovës është përmes zbatimit të Marrëveshjes Themelore dhe Aneksit të zbatimit. Kjo do të rrisë jashtëzakonisht sigurinë e Kosovës. Prandaj, ne mendojmë se është kaq urgjente të ecim përpara në dialog për ta arritur këtë”, ka shtuar ambasadori amerikan.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika